Trump shpall urdhërin ekzekutiv për miratimin e aplikacioneve të inteligjencës artificiale: Do ketë vetëm një rregullore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 16:12
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv këtë javë për të përmirësuar procesin e miratimit për aplikacionet e inteligjencës artificiale.
Kjo duke synuar të shmangë krijimin e kornizave të ndryshme rregullatore në secilin shtet të SHBA-së.
"Duhet të ketë vetëm një rregullore nëse duam të vazhdojmë të udhëheqim në fushën e inteligjencës artificiale.
Do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv këtë javë për një rregull të vetëm. Nuk mund të presësh që një kompani të marrë 50 miratime sa herë që dëshiron të bëjë diçka", shkroi Trump në një postim në Truth Social.
Mediat e huaja shkruajnë se Trump nuk dha detaje të mëtejshme rreth përmbajtjes së dekretit.
