Plan për eliminimin e vëllezërve Durim e Valter Bami dhe Aleks Ndrekës/ Nga ish-deputeti Ndoka, te dhëndri e dy nipat, roli i grupeve kriminale

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka, dhëndri i tij dy nipat si dhe 23 të pandehur të tjerë, bosë të krimit do të ulen në bankën e të akuzuarve, për t’u përballur me akuzat penale që SPAK ka ngritur kundër tyre. Të shtunën Prokuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin për gjykim të dosjes penale Revanshi.

Në mesin e të pandehurve, janë dhe Ervis Martinaj, ‘mbreti i kumarit’ i zhdukur pa gjurme prej 3 vitesh, Fatmir Troplini i njohur si Visi Pojës anëtar i Klanit Troplini, Durim Bami, Marklen Haka e Endrit Dokle.

Nën akuzë janë dhe 3 ish-zyrtarë policie, mes tyre dhe ish-speciali i RENEA-s Altin Morina. Sipas SPAK Arben Ndoka në bashkëpunim me Martinajn dhe anëtarët e tjerë të grupit krijuan kushtet për vrasjen e vëllezërve Durim e Valter Bami.

Arben Ndoka dhe grupi i tij tentuan po ashtu planifikimin e vrasjes së Aleks Ndreka (alias Aleksandër Deda), në vitin 2020, të cilën nuk e realizuar.

Hektor Xhecuka i besuar i Ervis Martinaj me financimin e këtij të fundit dhe në bashkëpunim edhe me Marklen Hakën, krijuan kushtet për vrasjen e Durim Bamit, për shkak të konflikteve që kishin me të.

Bami u tentua të vritej në vendin e quajtur Ura e Tapizës, Fushë Krujë, teksa po udhëtonte me një autoveturë Range Rover, ngjyrë e zezë me targa italiane, por I plagosur mbeti djalë i hallës së tij, Ervin Kodra që udhëtonte me të.

Durim Bami na bashkëpunim me Endrit Doklen dhe Marklen Hakën akuzohet nga SPAKse krijuan kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xhecukës (alias Hektor Xhecuka) si dhe Erigers Mihasin.

Plan për eliminimin e vëllezërve Durim e Valter Bami dhe Aleks

Ervis Martinaj akuzohet e në 2020 krijoi kushtet për të ndarë kundërshtarët e tij, Leonard Duka, Elvis Gaca dhe Altin Gega si dhe të Fatmir Hysenit e Armando Hysenit.

Leonard Duka, Gaca dhe Fatmir Hyseni janë të pandehur për vrasjen e krahut të djathtë të Martinajt, Santjago Malko. Fatmir Hyseni i njohur si ‘Doqa’ në bashkëpunim me anëtarët e klanit Duka përgatiten planin për vrasjen e Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit.

Elson Reçi (alias Elson Kaçorri), në bashkëpunim me Fatmir Troplinin i njohur si Miri i Pojës, pjesë e klanit Troplini dhe Klodian Shahinin organizuan atentatin me eksploziv ndaj Preng Gjinit të ndodhur në 2020 në Tiranë.

Ish-zyrtarët e policisë akuzojhen se lejuan kultivimin e lëndëve narkotike në Lezhë, Mirditë dhe Fushë Krujë. Hetimet për të dyshuarit e tjerë në kuadër të këtyre grupeve kriminale janë duke vijuar.

Të pandehur

Arben Ndoka

Arian Tuku

Samuel Ndoka

Vinçens Tuku

Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë prej 9 gushtit 2022

Jozi Kraja

Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli)

Oltion Zefi

Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri)

Kasandër Noga

Elson Reçi, alias Elson Kacorri

Fatmir Troplini

Klodian Shahini, ish-oficer policie

Henerigert Mitri, ish-zyrtar policie

Kristos Teta

Denis Meta

Marklen Haka (lias Marklen Aliu)

Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka)

Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi)

Ardit Gjokrosa

Durim Bami

Endrit Dokle

Altin Morina, ish-oficer i RENEAS

Erlis Duka

Fatmir Hyseni

Altin Gega

Elton Zalla