TRAGJEDIA/ Përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari që humbi jetën nga plagët në zemër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2025, 14:09
Përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari Erjon Boba i cili humbi jetën pas sulmit me thikë në zemër.
I mituri u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij para 10 ditësh në Shkozet të Durrësit, ku shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt në rrjetë sociale
Me qindra banorë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 15-vjeçarit.
