Gjysma e mësueseve nuk përdor teknologjinë. Mehmeti: E ka denoncuar PISA tri vite më parë! 100 % e përdorin ChatGPT, por të fundit në Ballkan për shkallën e inteligjencës

Më shumë se gjysma e mësueseve shqiptarë nuk përdor teknologjinë dhe për të kuptuar më shumë mbi situatën disi paradoksale të përdorimit të teknologjisë në shkolla teksa qeveria ka emëruar dhe një ministre përmes Intelegjincës Artificiale, i ftuar në një intervistë në “Ora News” ishte eksperti i Arsimit Ndriçim Mehmeti.

“Kjo nuk është çudi, pasi nëse do i referohemi raportit të PISA-s aty thuhet se 60 % e mësuesve shqiptarë ose nuk e dinë ose nuk e përdorin fare kompjuterin.

Tani kujt t’i besoj unë?! Përtej kësaj shifrat e fundit thonë se e përdorin teknologjinë mësuesit shqiptarë, por jo se ata e përdorin në mësimdhënie.

Se po qe për ta përdorur 100 % e mësuesve dhe nxënësve e përdorin ChatGDP, por jemi në vendin e fundit në Ballkan këtë vit për shkallën e inteligjencës së njerëzve.

Ndaj duhet ta ndajmë nëse jemi një shoqëri robot apo e përbërë prej njerëzve”, u shpreh ndër të tjera eksperti i Arsimit Ndriçim Mehmeti.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E ARSIMIT NDRÇIM MEHMETI