PODCASTI "FLASIM"/ Rama: Shqipëria u çmua për rolin e saj rajonal, "rrezatojmë" një shëmbëlltyrë të respektuar ndërkombëtarisht

Në episodin e 9 të podcastit “Flasim” Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me qasjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Duke mos lënë pa përmendur se edhe pse Shqipëria është një shtet i vogël, ka fituar një shëmbëlltyrë të respektuar ndërkombëtarisht.

U fokusuam te sfidat me të cilat përballen shtetet e vogla, në një botë ku rendi dhe rregullat e përbashkëta janë në krizë.

 Dhe në një Europë, ku lufta në Ukrainë po dikton një kthesë të paimagjinueshme, vetëm deri pak vite më parë.

Duke filluar nga riarmatimi masiv por jo vetëm.

Krenari që përsëri, Shqipëria u çmua për rolin rajonal dhe qasjen e saj ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare.

Jemi natyrisht një shtet shumë i vogël por hap pas hapi po ‘rrezatojmë’ një shëmbëlltyrë të respektuar nga të gjithë në arenën ndërkombëtare.”- tha Rama.