VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (6 dhjetor 2025)

Masa ajrore të qëndrueshme dominojnë pjesën më të madhe të Evropës, kryesisht në Apenin, Ballkan dhe Evropën Lindore, megjithëse temperaturat mbeten të ulëta.

Evropa Veriore, Qendrore dhe rajoni Baltik përfshihen nga mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëbore.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, Paraditja sjell mot të kthjellët në të gjithë vendin. Pasditja shfaq vranësira të lehta, më të theksuara në zonat Lindore, por pa reshje.

Temperaturat variojnë nga 5°C deri 20°C. Era fryn e lehtë nga Veriu dhe Veriperëndimi deri 35 km/h, me dallgëzim 2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Cikloni i Islandës sjell mot të paqëndrueshëm në Evropën Veriore dhe Britaninë e Madhe.

Evropa Qendrore paraqitet me vranësira dhe reshje të pakta. Nga ana tjetër, Ballkani, brigjet e Egjeut dhe Evropa Lindore mbeten nën kushte të qëndrueshme atmosferike.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb , Paraditja paraqitet e kthjellët, sidomos në ultësirën perëndimore.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime të lehta vranësirash, më të dukshme në Verilindje dhe Juglindje.

Temperaturat luhaten nga 5°C deri ne 19°C. Era fryn me shpejtësi 45 km/h me drejtim Verior, duke gjeneruar dallgëzim 3 ballë.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.

Ky ishte parashikimi i motit për sot dhe nesër në vend dhe Evropë.