20 qendra azili në Shqipëri, Kalaja: Është blerje interesash...Jemi në gjendjen më kritike të sigurisë së jetesës dhe sigurisë juridike
Në studion e “Ora News”, Adriana Kalaja akuzoi qeverinë se përmes planit për 20 qendra azili po kryen një lobim për blerje interesash, ndërsa vendi ndodhet në gjendjen më kritike të sigurisë juridike dhe të jetesës.
"Është një lajm shumë i trishtë. Unë dhe ne të gjithë asnjëri besoj se nuk ka kompleksin e raportit që duhet të kemi me të huajt, por të bëjmë një analizë pas 2013 dhe sot, ku janë larguar për të emigruar rreth 1 milion banorë shqiptarë, ku ne jemi në gjendjen më kritike të sigurisë juridike por edhe sigurisë së jetesës në Shqipëri.
Jo më shumë se dje morëm lajmin edhe të një fëmije tjetër. Kemi një polici inekzistente në raport me luftën ndaj krimit, në raport me luftën ndaj drogës dhe shumë problematikave të tjera penale.
Kam parë një natë një skenë të tmerrshme ku 4 polic tërhiqnin zvarrë një vajzë për një patentë. Kemi probleme aq shumë të rënda dhe nga ana tjetër unë mendoj që kjo është blerje interesash, pra është lobim për blerje interesash", u shpreh Kalaja.
