Takimi i Opozitës/ Sali Shehu: Shqipëria ka nevojë jetike për ta ndryshuar këtë sistem zgjedhor neveritës
Gjatë takimit të partive opozitare, kreu i FRD Sali Shehu ka parashtruar idetë e tij për mënyrën se si duhet të veproje opozita për të kërkuar ndryshimet ne ligjin zgjedhor por jo vetëm.
Sipas Shehut kryetar i FRD, i pranishëm në një tryezë diskutimi të opozitës, zgjedhjet në 25 vitet e fundit nuk kanë arritur të prodhojnë një Kuvend që pasqyron vullnetin real të shqiptarëve, çka ka çuar në qeveri të papërgjegjshme.
Propozimi konkret është që opozita të ndërtojë dy drafte të plota dhe të mirëstrukturuara: një për reformën zgjedhore dhe një për reformën territoriale. Këto drafte duhet të bazohen fillimisht në një dakordësi të brendshme dhe t’i paraqiten palës tjetër si një projekt i gatshëm, duke i dhënë fund negociatave të minutës së fundit.
Sistemi aktual zgjedhor u cilësua si “burokratik dhe neveritës”, ndërsa u kritikua fakti që Shqipëria është i vetmi vend në botë që ndryshon ligjin zgjedhor para çdo palë zgjedhjesh, duke krijuar një “rreth vicioz” që nuk ka prodhuar kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sali Shehu: Lidhur edhe situatën politike në të cilën po kalon Shqipëria. Këto dy ligje për të cilat jemi mbledhur, janë ligje shumë të rëndësishme, sepse në këto 25 vite zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë prodhuar kuvendin real dhe vullnetin e shqiptarëve.
Për sa kohë ky institucion i rëndësishëm nuk përfaqëson vullnetin real, nuk prodhon qeveri të përgjegjshme.
Edhe për këtë jemi të gjithë përgjegjës. Unë mendoj se praktika e deritanishme e ndjekur nga komisionet parlamentare të reformave, qoftë për reformën zgjedhore, kjo territoriale, edhe gjithë komisionet e tjera, duhet të dalin nga taktika rutinë e deritanishme e negocimit, e negocimit duke e ndërtuar ligjin në tavolinë me kundërshtarin, i cili e ka përpunuar idenë e tij për t'i fituar zgjedhjet përpara se ne të shkojmë në atë tavolinë.
Unë mendoj dhe kërkoj kësaj tryeze të nderuar që opozita për këto dy çështje kruciale, të rëndësishme, duhet të ndërtohej brenda vetes dy drafte të rëndësishme, draftin për zgjedhjet edhe për reformën territoriale.
Për t'i bërë këto dy gjëra të rëndësishme, duhet të kemi dakordësi midis nesh.Së pari duhet të biem dakord për sistemin zgjedhor në Shqipëri. Ju jeni dëshmitarë sa herë është ndryshuar ligji zgjedhor në Shqipëri.
Jemi i vetmi vend në botë që ndryshojmë ligjin sa herë ka zgjedhje. Edhe të gjithë ligjet që kemi ndërtuar nuk kanë prodhuar zgjedhje. Që do të thotë, kemi bërë një rreth vicioz. Unë u ftoj të gjithëve së bashku që të demonstrojmë përgjegjësi për ata që na ndjekin.
Janë 12 vite. Është shumë e vërtetë ajo që tha doktor Berisha, që i çojnë zarfin te shtëpia me 1.000 euro. Po sa fenomene të tjera ka këtu që po të rrimë t'i diskutojmë, do rrimë me javë.
Ne duhet me vendosmëri të ndërtojmë midis nesh besimin për të hartuar një draft ligj që ka të bëjë me zgjedhjet, në të cilin duhet të përfshihet sistemi zgjedhor.
Teknikalitetet pastaj t'i diskutojnë ekspertët. Ato gjërat dytësore. Sistemi është shumë i rëndësishëm. Duhet të dalim nga kjo vorbull. Duhet t'ia dërgojmë në tavolinë kundërshtarit për t'i thënë, ky është sistemi që ne kërkojmë, përndryshe bëj zgjedhje të vetëm.
Jo të shkojmë sipas praktikës së deritanishme dhe ta çojmë ligjin zgjedhor në negociatat e minutës së fundit për të vendosur gjërat më kruciale që përcakton ligji, se kështu ka ndodhur për këto vite besoj, biem dakord.
Ne kemi lënë të marrim dakordësi me kundërshtarin orën 12:00 pa një minutë të datës së fundit tek e cila kemi varur shpresat për të fituar zgjedhjet.
Kjo praktikë unë mendoj se duhet të braktiset. Po. E dyta, duhet, siç e thashë, të ndërtojmë një draft duke përfshirë sistemin. Për të përshkruar draftin, duhet të biem dakord bashkë për sistemin zgjedhor. Shqipëria ka nevojë jetike për ta ndryshuar këtë sistem burokratik dhe neveritës....

