BUSHKA DO TË “DRIBLOJË” DREJTËSINË/ “Skemë” për t’i shpëtuar Akuzës se bëri presione për Erion Veliajn
Ish-deputetja Klotilda Bushka ka kërkuar pushimin e çështjes në GJKKO, duke pretenduar se akuza e SPAK nuk përbën vepër penale dhe se gjykata nuk ka më kompetencë pasi ajo ka humbur mandatin. Ndërkohë, procesi ndaj Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë vijon, me seancën paraprake të shtyrë për 12 dhjetor.
Ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e marrë e pandehur për akuzën “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj saj në Gjykatën e Posaçme.
Bushka, që mbeti jashtë parlamentit, në kërkesë ka ngritur pretendime se fakti për të cilin akuzohet nga SPAK nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.
në skemat për të shmangur përballjen me Gjykatën e Posaçme, Ish deputetja ka ngritur pretendimin për mos kompetencë, me arsyetimin se ka humbur statusin e subjektit që i nënshtrohet kësaj gjykate dhe për këtë arsye çështja duhet të kalojë në gjykatën e zakonshme.
Ndërsa si alternativë, nësë këto plani nuk ecin, Ish kryetarja e Komisionit të Ligjeve ka kërkuar gjykim të shkurtuar, cka në fund do ti siguronte uljen e 1/3 së dënimit në rast të shpalljes fajtore.
Klotilda Bushka akuzohet nga SPAK për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ka intimiduar dëshmitarë dhe ka ndërhyrë në hetimet për rastin e Erion Veliajt, i cili u vu në pranga në 10 shkurt.
Gjykata e Posaçme, ndërkohë shtyu për më 12 dhjetor vijimin e seancës për shqyrtimin paraprake të dosjes hetimore ndaj kryebashkiakut të arrestuar dhe të 29 personave dhe subjekte të dyshuara.
Deri në këtë fazë, ka mbetur për t’u dëgjuar mbrojtja e Veliajt dhe biznesmenit Gentian Sula, ndërsa më seancën e radhës do të dëgjohet edhe mbrojtja e bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxa, biznesmenit Shkëlqim Fusha si dhe shoqëritë

