Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen "Veliaj", seanca e radhës më 12 dhjetor
Ka përfunduar seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa seanca e radhës është caktuar për datën 12 dhjetor.
Nga të pandehurit, mbrojtjen nuk e kanë bërë ende Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, të cilët pritet të dëgjohen gjatë seancës së ardhshme.
Në GJKKO u zhvillua sot seanca paraprake për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca e kaluar, ku Veliaj ishte i pranishëm u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes.
Ai kërkoi gjithashtu që të të mos vendosej në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe kushtetuese.
Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për veprat penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

