Siguroi vota për PSD/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli.

Kristjan Shkreli u mor i pandehur për korrupsion zgjedhor, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas SPAK, ai u kërkoi banorëve vota në favor të PSD-së duke ofruar të mira materiale.

Zyrtarit të lartë vendor iu sekuestrua aparati celular nga SPAK.