Burimi: Paqja fiskale, taksa e re dhe qendrat për emigrantët, çështjet që po shqetësojnë shqiptarët

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, analisti Genc Burimi analizoi një sërë çështjesh që, sipas tij, prekin drejtpërdrejt interesat e taksapaguesve shqiptarë, nga transparenca fiskale te politikat e reja të qeverisë.

" Kryesorja është ajo skemë surrealiste në Parlamentin e Shqipërisë, kur një deputete e opozitës, zonja Tabaku i kërkon ministrisë së Financave na jepni emrat që shqiptarët kanë për t'iu falur gjobat dhe ai nuk i jep.

Asnjë në Shqipëri nuk komenton ku shkojnë paratë e juaja. Ju ankoheni në Shqipëri se çmimet janë ngritur.

Më shokojnë 3 gjëra. E para është paqja fiskale, që nuk japin emrat se kë do falim.

E dyta që e mësova nga reportazhi që në Shqipëri do të ketë dhe një taksë të tretë mbi ndërtimin,pra do rriten prap çmimet.

Së treti mësova që në Shqipëri do të hapen dhe 20 qendra të tjera për emigrantët. Këto janë temat që i trajton qeveria.

Nëse Rama votohet, i bie se minimumi 50% e shqiptarëve sot nuk iu intereson se çfarë ndodh tek partia e Berishës. Ne këtu në perëndim merremi me ato që merren me taksat tona", u shpreh Burimi.