Seanca paraprake për Metën, Gjykata urdhëron SPAK-un të dorëzojë fashikujt e dosjes brenda javës, shtyhet çështja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2025, 15:53
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua sot seanca paraprake për presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Metën, për të vendosur nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.
Në përfundim të seancës GJKKO vendosi të shtyjë çështjen e Ilir Metës për më datë 22 dhjetor.
Mësohet se Gjykata urdhëroi SPAK-un t’i dërgojë fashikujt e dosjes brenda javës.
Meta kërkoi në seancë të njihej me fashikullin e hetimit ndaj tij.
