LIBRA TË KRIJUAR ME IA/ Libraritë shprehin dakordësinë për t’i shitur nëse ka kërkesë! Kusht, etiketimi se nuk janë krijimtari njerëzore
Inteligjenca Artificiale po hyn edhe në industrinë e librit. Libraritë nuk e përjashtojnë shitjen e shkrimeve të krijuara nga AI nëse nuk kamuflohen si krijimtari njerëzore dhe nësë ka kërkesë nga lexuesit.
Inteligjenca artificiale ka prekur edhe industrinë e librit.
Një nga zinxhirët më të mëdhenj të librarive në Mbretërinë e Bashkuar thotë se kompania është e gatshme të shesë libra të krijuar nga AI, për sa kohë që janë qartë të etiketuar qartë dhe ka kërkesë nga lexuesit.
Megjithatë shefi ekzekutiv i Waterstones, thotë se nuk pret që këto vepra të bëhen të zakonshme, pasi shumica e përmbajtjes së gjeneruar nuk ka stil, thellësi, ose origjinalitet gjë që lexuesit e librarive tradicionalë e kërkojnë.
Edhe libraritë fokusohen në vepra të mirëmenduara, me autorë realë, ku ka një lidhje mes autorit dhe lexuesit.
Por nëse një ditë AI prodhon një vepër që publiku e kërkon libraritë nuk do ta refuzonin, për sa kohë që nuk maskohet si punë njerëzore.
Debati rreth AI-së po tensionon botimet, pasi shumë autorë kanë frikë se teknologjia mund t’i zëvendësojë.
Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i paqëndrueshëm i AI mund të ndryshojë mënyrën se si publiku percepton librin si produkt kulturor.
Megjithatë, ka autorë që e përdorin AI për hulumtime dhe redaktim, duke e parë atë si një mjet ndihmës.
Debati pritet të intensifikohet ndërsa teknologjia evoluon dhe shfaqen libra të rinj të gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

