Mbrojtën e nderuan Tironën/ Arben Tafaj përkujtohet nga miqtë e bashkëpunëtorët

Arben Tafaj u përkujtua në përvjetorin e ndarjes nga jeta, në një aktivitet ku personalitete të politikës, kulturës dhe jetës publike vlerësuan kontributin e tij për mbrojtjen e identitetin tiranas.

Në këtë kuadër u promovua edhe libri “Arben Tafaj dhe Shoqata Tirana”, që pasqyron veprimtarinë e tij për mbrojtjen e kryeqytetit.

Arben Tafaj, i bëri bashkë ashtu sikur ishte gjallë dhe i mblidhte për të promovuar e mbrojtur më të mirat e kulturës e traditës tiranase.

Personalitete nga politika, biznesi, media, dhe fusha të tjera me ndikim në jetën sociale dhe ekonomike të kryeqytetit, që për vite me radhë bashkëpunuan me njëri tjetrin u mblodhën për ta përkujtuar e nderuar në 1 vjetorin e ndarjes së parakohëshme nga jeta.

Ilir Tafaj, si drejtues i fondacionit Arben Tafaj e cilësoi një urë mes të kaluarës dhe të ardhmes, dhe një pikë referimi për brezat.

Për miqtë, bashkëpunëtorët e familjarët u rikthye pas në kohë për tu treguar dimensione të tjera të Arben Tafaj dhe vlerat me të cilat ata u rritën.

Ish,Presidenti Bamir Topi vlersoi kontributin qytetar te Tafajt, duke e cilesuar ate si nje ze te rendesishem ne mbrojtjen e kultures urbane, ne nje kohe qe Tirana po ndryshon me ritme te shpejta.

Kryetari i Fondacionit 'ALSAR' Mehdi Gurra, ka qenë një bashkëpunëtor i afërt, i Arben Tafajt, jo vetem në përpjekjen për t’i ngritur lart dhe përçuar vlerat e qytetit e të banorëve autoktonë të kryeqytetit, por edhe ato humanitare.

Studiuesja e Historisë, Prof.Dr. Fatmira Rama, theksoi rolin e Arben Tafajit dhe Shoqatës Tirana në kontekstin historik.

Naim Hasa, u përqëndrua tek lideri komunitar dhe modeli qytetar në promovimin e harmonisë dhe zhvillimit qytetar.

Alban Rreli u theksoi Arben Tafajin si vizionar i vlerave.

“Arben Tafaj dhe Shoqata Tirana” një libër që percjell te gjithe jeten dhe veprimtarin për të mbrojtur e promovuar identitetin e kryeqytetit u promovua si pjesë e aktiviteteve në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta.