Mbrëmje festive me rastin e 75-vjetorit të Teatrit të Kukullave

Ky dhjetor shënon 75-vjetorin e krijimit të Teatrit të Kukullave, institucionit aq të dashur për vogëlushët.

Për të kremtuar këtë përvjetor, TK ka ftuar fëmijët të mblidhen sot në sheshin përpara teatrit për të ndezur dritat e festës dhe që të këndojnë e kërcejnë së bashku.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Melsi Qirici, duke i uruar Teatrit të Kukullave sa më shumë ditëlindje, ftoi të gjithë fëmijët të bashkohen në këtë mbrëmje festive plot ngjyra e drita. Qirici tha se, në këtë 75-vjetor të teatrit do të mund të vizitohen për herë të parë hapësirat e reja muzeale të Teatrit të Kukullave.

Deri më 30 dhjetor, Teatri i Kukullave do të ofrojë disa shfaqje si dhe guida muzeale falas. Shfaqjet me kukulla falas do të jepen në Shkollën “Zyber Hallulli” si dhe në Qendrën Komunitare PAK në Laprakë.