Meminaj: Mendoj se Gjykata Kushtetuese është munduar për të vendosur një praktikë tashmë

Avokati, Bledar Meminaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se gjykata Kushtetuese është munduar për të vendosur një praktikë tashmë.

Meminaj: "Unë e mendoj se gjykata Kushtetuese është munduar për të vendosur një praktikë tashmë.

Sepse derisa çështja ngrihet për interpretim të dispozitave ligjore.

Është legjitim ai sepse normalisht ligji e parashikon ngritjen e kërkesës nga kryeministri kur mendon që po ndërhyn në punët e Këshillit të Ministrave.

Po ai nuk merret me personin, merret me funksionin.

Për personin është në një proces paralel.

Që është hetimi, marrja si e pandehur, masa tjetër aplikuese detyrim paraqitjeje.

Tek pezullimi është shkaku, kryeministri mesa unë e kam parë si çështje tani thotë gjykata po ndërhyn tek vendimarrjet e mia sepse pezullimi nga detyra është vendimarrja ime si kryeministër.

Nuk mundet ta bëjë gjykata për rastin e Këshillit të Ministrave".