Plaka: Një bashkim i shoqatave do të forconte zërin e PAK

Kryetari i Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve për Tiranën, njëherësh Zv. President i Shoqatës së Invalidëve Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, Ali Plaka, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli për sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

Gjatë intervistës, Plaka bëri thirrje për një bashkim të shoqatave dhe krijimin e një qendre të përbashkët që të shërbejë si forum koordinimi dhe mbrojtjeje të drejtash.

“Unë kërkoj një bashkim shoqatash, të ngremë një qendër dhe të bëjmë një këshill këmbëtar, që të kërkojmë llogari qeverisë,” – tha Plaka.

Ai theksoi se vetëm përmes koordinimit të shoqatave dhe veprimeve të përbashkëta mund të arrihen ndryshime reale në politikëbërje dhe në garantimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.