Plaka: Shoqata e paraplegjikëve prej vitesh pa zyra, na i shembën
Kryetari i Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve për Tiranën, njëherësh Zv. President i Shoqatës së Invalidëve Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, Ali Plaka, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli hapur për vështirësitë e vazhdueshme me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat që i përfaqësojnë ata.
Në intervistë, Plaka ngriti një shqetësim se Shoqata e Tiranës prej vitesh funksionon pa zyra, gjë që e ka bërë pothuajse të pamundur ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes për anëtarët e saj.
“Vazhdojmë të jemi pa zyra. Dega e Tiranës, shoqata e përgjithshme… I patëm te Kupola, na i shembën, bënë pallatet.
Kishim të gjitha pajisjet brenda, dhe që nga ajo kohë ne s’kemi zyra,” – deklaroi ai në fjalën e tij.
