Paloka: Problemi më i madh është përjashtimi social, shoqëria na sheh si të panevojshëm
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2025, 19:24
Aktivisti i shoqërisë civile, Stefan Paloka, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli hapur për sfidat e thella me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri.
Për Palokën, problemi kryesor nuk qëndron vetëm te infrastruktura apo shërbimet, por te mentaliteti përjashtues që shoqëria vazhdon të ushqejë ndaj kësaj kategorie.
Gjatë intervistës, ai u shpreh se paragjykimi i vazhdueshëm e bën të vështirë përfshirjen e barabartë dhe e kthen aftësinë e kufizuar në një barrierë shoqërore.
“Ajo që unë shoh si problemin më të madh është përjashtimi social.
Mentaliteti përjashtues, sepse ne jemi parë si të panevojshëm për shoqërinë. Shoqëria na sheh si persona me ‘shenjë’, me stigëm,” .
