Paloka në “Epiqendër”: Dëmtimi nuk është aftësi e kufizuar, barriera e kthen në të tillë
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2025, 19:02
Aktivisti i shoqërisë civile, Stefan Paloka, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli mbi sfidat dhe realitetin me të cilin përballen personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri.
Gjatë bisedës, Paloka theksoi se koncepti i aftësisë së kufizuar shpesh keqkuptohet, duke theksuar se dëmtimi fizik nuk përbën vetë aftësi të kufizuar, por shndërrohet në të tillë për shkak të barrierave mjedisore, sociale dhe institucionale.
Ai theksoi se avancimi teknologjik ka krijuar mundësi të reja për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, por ende mungojnë politikat gjithëpërfshirëse dhe infrastrukturat që do t’i mundësonin këtyre individëve një jetë të pavarur dhe të barabartë.
