Aksident tek Bulevardi Zogu i Parë në kryeqytet, makina përplas motorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2025, 18:24
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin Zogu i Parë, ku një makinë ka përplasur një motor.
Nga informacionet paraprake nuk dihet nëse ka të lënduar, por në vendngjarje ndodhen një numër i konsiderueshëm personash.
Autoritetet dhe forcat e emergjencës janë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.
