Cakrani: Disa drejtues të lartë të policisë bëjnë jetë luksoze

Avokati Kujtim Cakrani ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News, Sonila Musai, ku dha deklarata të forta lidhur me mënyrën e jetesës së disa drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit dhe marrëdhëniet e tyre të mundshme me botën e krimit.

Gjatë fjalës së tij, Cakrani ngriti dyshime mbi pasuritë dhe stilin e jetesës së disa prej drejtuesve të lartë të institucionit, duke pretenduar se ata shfaqin një standard jetese të pajustifikueshëm me pagën dhe pozicionin që mbajnë.

“Për mua, në strukturat e larta të Policisë së Shtetit, drejtues të lartë bëjnë jetë luksoze.

Bëjnë jetë prej sheiku dhe kanë bërë marrëveshje me krimin. Kanë makina luksoze, apartamente pa fund, vila,” – u shpreh Cakrani.