Gratë dominojnë gazetarinë aktive/ Burrat dominojnë tregun mediak. Gonzato: Sfidat e medias në Shqipëri

Gratë dominojnë gazetarinë aktive në Shqipëri, ndërsa burrat vijojnë të kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut mediatik, sipas një raporti.

Ambasadori i BE-së, i pranishëm në një diskutim, theksoi rëndësinë e rritjes së përfaqësimit të grave, transparencës dhe pavarësisë së medias.

Gratë dominojnë gazetarinë active në Shqipëri, ndërsa burrat tregun mediatik në përgjithësi.

Sipas analizës së të dhënave për vitin 2022, nga Autoritetit të Mediave Audiovizuale, në televizion, 61% e punonjësve ishin burra, ndërsa gratë përbënin 39%.

Por në grupin e gazetarëve televizivë, tabloja ndryshon me 51% janë gra dhe 49% burra, çka tregon një ekuilibër të dukshëm në nivelet e gazetarisë së terrenit.

Të dhënat u risollën në vëmende në një konferencë me gazetarë dhe ekspertë për  “Mediat si katalizator për barazinë gjinore”.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato i pranishëm renditi disa nga sfidat e medias në Shqipëri, duke theksuar pasqyrimin e diversitetit, rritjen e përfaqësimit të gruas, pavarësisë dhe standardeve profesionale

''Evropa qëndron përkrahë Shqipërisë për të patur një fjalë të lirë, për të mbështetur gratë në media dhe të rritet dhe forcohet përfaqësia e tyre në media.

Një dimension i rëndësishëm është edhe transparenca dhe një dialog i hapur për editorët, gazetarët dhe pavarësinë e media''.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku u nda vecanërisht tek nevoja për të luftuar  steriotipet qe shpesh i pengojne ato te avancojne ne pozita udheheqese.

Ekspertët theksuan se pavarësia e medias dhe transmetimi i informacionit të pacensuruar janë themelore për krijimin e një terreni të shëndetshëm publik