Cakrani: Pa hetime të thelluara, qytetet rrezikojnë të bëhen të pabanueshme

Avokati Kujtim Cakrani ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News, Sonila Musai, ku foli mbi rritjen e ngjarjeve kriminale dhe mungesën e bashkëpunimit efektiv mes policisë dhe prokurorisë.

Gjatë fjalës së tij, Cakrani paralajmëroi se mosveprimi dhe mungesa e hetimeve të strukturuara po e çon situatën drejt një pikë shumë të rrezikshme për komunitetet në Shqipëri.

“Nëse policia jonë nuk investigon bashkë me prokurorinë që të bëjë hetimet, rezultatet do jenë vrasje, rrëmbime, pengmarrje, plagosje dhe shkatërrim jete njerëzish.

Kështu jeta bëhet e pabanueshme në atë qytet,” – u shpreh avokati.

Ai theksoi se bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve ligjzbatuese është thelbësor për të parandaluar rritjen e kriminalitetit dhe për të garantuar sigurinë publike.