Cakrani: Vra*jet e fundit, krime të tipit mafioz që cënojnë rëndë sigurinë publike

Avokati  Kujtim Cakrani ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News, Sonila Musai, ku foli mbi ngjarjet e rënda kriminale të ditëve të fundit në vend.

Në fjalën e tij, Cakrani u shpreh se situata kriminale është bërë shqetësuese dhe kërkon analizë të thelluar.

“Ne jemi prezent që çdo ditë, muaj e javë diskutojmë për krimin.

Këto janë vrasje të tipit mafioz.

Mënyra se si kanë ndodhur vrasjet këto kohë ka qenë e organizuar dhe e mirë menduar,” – deklaroi Cakrani.