Cakrani: Policët në terren paguhen mizerabël

Avokati Kujtim Cakrani ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News, Sonila Musai, ku foli për kushtet e vështira të punës së efektivëve të policisë dhe mungesën e mbështetjes nga shteti.

Gjatë bisedës, ai vuri në dukje se policët që punojnë çdo ditë në terren përballen me rroga minimale dhe kushte të papranueshme pune, për një profesion që kërkon rrezik, përgjegjësi dhe ekspozim të vazhdueshëm ndaj ngjarjeve të rënda.

“Ata djem e vajza të policisë që punojnë në terren paguhen 600, 700 euro.

E si mundet që një djalë i ri të jetojë me një rrogë mizerje? Kushtet që shteti u ka, janë mizerabël,” – deklaroi Cakrani.

Ai theksoi se pagat e ulëta dhe mungesa e motivimit krijojnë hapësirë për korruptimin e efektivëve.