Cakrani: Vetëm në Shqipëri gjen 30-vjeçarë ‘biznesmenë të suksesshëm’
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2025, 19:40
Avokati Kujtim Cakrani ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News, Sonila Musai, ku komentoi fenomenin e rritjes së personave shumë të rinj që paraqiten si “biznesmenë të suksesshëm” në Shqipëri.
Gjatë deklaratës së tij, Cakrani vuri në dukje se ky trend është i pazakontë dhe shpeshherë i lidhur me burime të dyshimta financiare.
“Vetëm në Shqipëri gjen 30-vjeçarë biznesmenë të suksesshëm.
Po si mund të jetë një 30-vjeçar biznesmen i suksesshëm? U punon mendja këtyre? 30-vjeçar biznesmen të suksesshëm nuk ka,” – u shpreh avokati.
