Cakrani: Policia e ka të menaxhueshme situatën, mjafton vullneti dhe zbatimi i ligjit
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2025, 19:46
Avokati Kujtim Cakrani ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News, Sonila Musai, ku foli për gjendjen e sigurisë publike dhe rolin e policisë në menaxhimin e rendit.
Gjatë bisedës së tij, Cakrani u shpreh se problematikat e rendit publik kërkojnë angazhim real dhe profesionalizëm.
“Policia, nëse do të ketë vullnetin, dëshirën, pasionin dhe të zbatojë ligjin, e ka të menaxhueshme situatën sa i përket menaxhimit të rendit,” – deklaroi avokati.
Ai theksoi se efektivët e policisë kanë mjetet dhe kapacitetet për të garantuar sigurinë e qytetarëve, por sipas tij, çelësi qëndron te vendosmëria për të zbatuar ligjin pa kompromis.
