Muçi: Përfaqësuesit e policisë të vijnë në debat, por kanë frikë...
Eksperti i kriminalistikës Miltiadh Muçi ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News, Sonila Musai, ku diskutoi mbi çështjet e sigurisë publike dhe mungesën e përfshirjes së përfaqësuesve të policisë në debate të hapura.
Gjatë bisedës, Muçi ngriti një shqetësim të fortë lidhur me mungesën e transparencës dhe angazhimit të strukturave të rendit në diskutime publike, ku ekspertët dhe qytetarët presin përgjigje.
“Ideja është, avokat, jemi sot ne këtu, të kemi dhe një përfaqësues të policisë.
Ata s’vijnë, kanë frikë. Nuk vijnë, por duhet të vijnë, duhet të imponohen, të paktën të organizojmë diskutime,” – u shpreh Muçi.
Eksperti theksoi se pjesëmarrja e policisë në këto debate është thelbësore për të garantuar transparencë, për të informuar publikun mbi masat e marra dhe për të krijuar besim mes qytetarëve dhe institucioneve.
