VIDEO/ Zjarri në Gramsh merr përmasa të mëdha, rrezikohen banesat përreth

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një magazinë, duke marrë përmasa të mëdha dhe duke rrezikuar seriozisht banesat pranë saj.

Raportohet se brenda magazinës ndodheshin sasi të konsiderueshme mallrash industriale, si edhe përbërës kimikë, të cilët kanë shtuar rrezikshmërinë dhe përhapjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë përpjekjes për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit është dëmtuar djali i pronarit, i cili ka pësuar lëndime dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa banorët e zonës janë evakuuar për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.