VIDEO/ Mjet përplas për vd*kje burrin që po lëvizte me biçikletë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2025, 11:02
Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në aksin Roskovec- Berat, pranë fshatit Strum.
Një automjet ka përplasur një shtetas, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.
