VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër

Cikloni i Islandës përfshin Europën Veriore dhe Britaninë e Madhe me mot të paqëndrueshëm. Europa Qendrore mbetet me vranësira të shumta, ndërsa Ballkani dhe Europa Lindore paraqiten kryesisht me mot të kthjellët  falë masave ajrore të qëndrueshme.

Sipas MeteoAlb,  Moti i kthjellët mbizotëron gjatë ditës, e ndersa mbrëmja sjell shtim të vranësirave, sidomos në veri-perëndim dhe jug-perëndim. Temperaturat luhaten nga  0°C deri në 18°C. Era fryn  lindore–verilindore  deri në 30 km/h, duke krijuar dallgëzim rreth 1 ballë.

Kontinenti paraqitet nën mot të vranët me reshje të shiut e dëborës gjatë gjithë ditës. Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore përjetojnë reshje dëbore, ndërsa Europa Qendrore dhe Alpet  paraqiten me shira intensivë dhe mini-stuhi ere.

Sipas MeteoAlb, Vranësira të dendura priten gjatë gjithë ditës, me te dukshme në veriperëndim dhe jugperëndim. Mbrëmja sjell reshje shiu në gjithë vendin, me rrebeshe të shkurtra në veri dhe jug te vendit. Temperaturat luhaten nga  2°C deri në 19°C. Era fryn juglindore mbi 40 km/h, duke krijuar dallgëzim 3 ballë në bregdet.