PAMJE SHQETËSUESE! Arrestohet shoferi i autobusit që aksidentoi vajzën që po lëvizte me biçikletë në Tiranë (VIDEO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një vajzë që po lëvizte me biçikletë dyshohet se ka kaluar semaforin e kuq në zonën e Delijorgjit, duke hyrë papritur në korsinë e autobusit urban “Green Line”.

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm policia e kryeqytetit njofton se është arrestuar shoferi i autobusit.

Policia jep dhe një bilanc të këtij aksidenti: Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:

• arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve