Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas këmbësoren te ish-sheshi "Shqiponja"

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e ish-Sheshit Shqiponja, ku një automjet tip BMW ka përplasur një këmbësore, rreth 50 vjeçare.

Përplasja ka qenë fatale, duke i marrë jetën viktimës në vend.

Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Pritet një raportim zyrtar nga uniformat blu për detaje të tjera.