Has/ Tenton të vr*së bashkëmoshatarin jashtë dyqanit, arrestohet 62 vjeçari në Krumë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2025, 14:36
Një 62 vjeçar ka tentuar të vrasë në ambientet e jashtme të dyqanit të tij një bashkëmoshatar.
Ngjarja u regjistrua në lagjen Nr. 1, në qytetin Krumë të Hasit.
Njoftimi i policisë:
Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. C. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht, informoi sot policia.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar shtetasin Q. C., 62 vjeç, banues në Krumë.
I dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale, sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.
