FOTO+VIDEO/ Atentati me një viktimë dje në Elbasan, një makinë gjendet e shkrumbuar! Policia “blindon” juglindjen

Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Librazhd. Dyshohet se makina është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka, Mondi Mëhalla.

FOTO+VIDEO/ Atentati me një viktimë dje në Elbasan, një

Me tepër se 4 postblloqe janë ngritur në Korçë, Pogradec e Devoll pas ngjarjes ku mbeti i vrarë biznesmeni nga Elbasani

Direktivat që oficerët e policisë kanë marrë është kontrolli i mjeteve Audi me ngjyrë të zezë, pasi dyshohet se pas ngjarjes autorët e vrasjes të kenë lëvizur drejt Librazhdit ndaj juglindja mbetet një "derë" kryesore në rast se do duan të kalojnë drejt Greqisë

Burime nga policia bëjnë me dije se kontrolli do të vijojë edhe për personat që disponojnë armë pa leje apo mjete të tjera të ndaluara. Disa persona janë marrë në pyetje, si dëshmitarë për rrethanat e atentatit