Detaje nga vr*sja e biznesmenit në Elbasan/ Autorët u larguan drejt Librazhdit me një “Audi”

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e regjistruar këtë të diel në Elbasan, ku u vra me armë zjarri biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç.

Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy autorë dhe pasi kanë qëlluar drejt Mahallës janë larguar me një automjet tip Audi ngjyrë e zezë në drejtim të Librazhdit.

Nuk dihet ende identiteti i tyre apo motivet e ngjarjes.

Elbasan / Informacion paraprak

Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen "Emin Matraxhiu", brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.