Megaoperacioni i SPAK dhe Italisë/ DETAJE nga arrestimi i oficerit të Antiterrorit: Prangat iu vunë në Akademinë e Policisë, ka shërbyer më parë në Forcat Operacionale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2025, 13:29
Zbulohen të tjera informacione lidhur me ndalimin e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kuadër të një operacioni të gjerë të realizuar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane.
Sipas burimeve për mediat, në momentin e ekzekutimit të urdhrit, Haxhiaj ndodhej në ambientet e Akademisë së Policisë, ku ishte i angazhuar në një kurs tre-mujor specializimi për Antiterrorin.
Paraprakisht, ai ka shërbyer në Forcat Operacionale, ndërsa masa e sigurisë ndaj tij është zbatuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).
