Sh*rri midis 15-vjeçarëve në Durrës/ Juristja Jorgo bën apel: Të ndërthuret edukata shkollë-familje

Në emisionin “Ora e Betit” ka qenë e ftuar juristja Mirela Jorgo e cila ka dhënë komentin e saj lidhur me sherrin midis 15-vjeçarëve që përfundoi në plagosjen në zemër të një prej të miturve.

Kjo ngjarje e cila risjellë në kujtesën e opinionit publik tragjedinë e Martin Canit, për juristen Mirela Jorgo gjithë përgjegjësia e veprimeve të këtyre të miturve bie të familja.

“Familja, familja dhe vetëm familja. Sigurisht dhe shkolla ka përgjegjësinë e vet por ajo që është bërthama e edukimit, e kulturës dhe e gjithçkaje që përçon të reflektimi i edukimit dhe kulturës së fëmijës janë prindërit. Është shtëpia. Është familja. Është streha ku ata marrin edukatën kryesore."-u shpreh juristja.

Ajo bën apel duke shpresuar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më dhe që të ndërthuret edukata shkollë-familje.