Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së rrëzon Lefter Kokën, ish-ministri mbetet në burg
Gjykata e Posaçme e Apelit lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për aferën e inceneratorit të Fierit.
Koka kërkoi lirinë me pretendimin se kishte kaluar afatin 3-vjeçar të paraburgimit, por Apeli hodhi poshtë kërkesën.
Trupa monokratike e përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO.
NJOFTIMI
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më 26.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 270 akti, datë 17.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit Lefter Koka, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 656 akti, datë 24.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Për konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit”dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 656, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
U shpall në Tiranë, sot më datë 26.11.2025.

