Gjendet një armë zjarri në bulevardin 'Bajram Curri'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2025, 14:39
Policia e kryeqytetit ka gjetur një armë zjarri në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lumit të Lanës. Sipas njoftimit të Policisë, arma e konstatuar një ditë më parë, ishte e vjetër dhe jo funksionale
“Më datë 25.11.2025 në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lumit të Lanës, është konstatuar një armë zjarri e vjetër, jofunksionale”, njofton policia.
Materiali u referua Prokurorisë për vlerësim.
