VIDEO tronditëse nga Velipoja, plazhi mbulohet nga plehrat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2025, 14:54
Pamje tronditëse të ndotjes masive të plazhit të Velipojës kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Florjan Binaj, i cili ishte një nga kandidatët që synonte Bashkinë e Tiranës, ka ndarë pamje nga plazhi i Velipojës i mbushur plot e përplot me plehra.
Plazhi që në sezon veror reklamohet për turistët, në nëntor të 2025 ka këtë pamje.
Autoritetet janë vënë në dijeni për këtë problematikë dhe po analizohet situata për zgjidhjen. Kjo ndotje jo vetëm që është dëm për mjedisin, por edhe për shëndetin e njeriut.
Binaj ka shkruar krahas videos se nëse nuk ndryshojnë politikat e konsumit të plastikës, riciklimit të plastikës edhe largimi prej saj në pak vite do të kushtojë më shtrenjtë plazhi që ka kaq plehra sa ky sot.
/ CNA

