''Ujqërit e vetmuar'' të terro*it/ Ekspertët Beci dhe Qirjazi: Sistemi i deradikalizimit ka dështuar

Zbulimi i flamurit të zi, simbol global i terrorizmit dhe arrestimi i dy personave me arsenal armësh, riktheu alarmin për rrezikun e radikalizmit të dhunshëm në Shqipëri.

Gazetari Isa Myzyraj bisedoi me ekspertë të sigurisë ish prokurorin që ka hetuar raste të ngjashme në të shkuarën dhe sjell raportin në vijim.

Flamuri i zi i shtetit Islamik në një kullë të izoluar në Orosh të Pukës dhe armë gati për përdorim në bazën e Erzen (Hamza) Ukës dhe Julian ose (Adem) Çumrakut, riktheu vëmendjen tek të ashtuquajturit Ujqër të Vetmuar, sic cilësohen persona të radikalizuar që veprojnë të vetëm port ë frumëzuar nga ideologji terroriste.

Redion Qirjazi, Ekspert për cështjet e sigurisë dhe radikalizmit thotë për Ora News, se rasti është tipik i tilllë.

‘’Në rastin konkret unë do të thoja që jemi më shumë në kategorinë e një ujku të vetmuar.

Përsëri do të thoja që duke qenë se nuk ka një strukturë organizative të lidhur me organizatën me të cilën ai ndan ideologjinë që është organizata ISIS dhe nuk është se ka linja komunikimi me lidershipin e kësaj organizate’’.

Eugen Beci, prokurori që hetoi dhe coi në burg vite më parë Hamza Uka pikërisht për ideologji të dhunshme dhe progandë për nxitje terrorizmi, thotë se përsëritja e historisë tregon dështim të sistemit të deradikalizimit.

‘’Ata duhet që të deredikalizohen me plane konkrete masash të cilat duhet të jenë zinzhir në tërë rrjetin social.

Për këtë arsye unë e shoh si një alarm dhe si një kthim prapa të vëmendjes së publikut, të organeve ligjzbatuese që element të tillë ka dhe do ketë gjithmonë’’.

Shqipëria nuk ka pasur sulme terroriste të realizuara nga “ujqër të vetmuar”, apo organizata të mirëfillta, por ka pasur individë të radikalizuar, mes të cilëve edhe ushtarë të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Nga viti 2014, kur u dha dënimi i parë për terrorizëm, rezulton se me drejtësinë janë përballur disa individë, por për ekspertët sfida mbetet rehabilitimi.

Redion Redion qirjazi e shpjegon në këtë mënyrë radikalizimin!

Por a mund të ketë pasur Ramazan Uka qëllim për kryerjen e sulmeve të mundshme terroriste?

''Nuk mund te thuhet kjo''.