Tre fshatra të izoluara nga moti i keq në Delvinë, shkatërrohet ura e e fshatit Leftrehor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2025, 20:45
Tre fshatra kanë mbetur të izoluar për shkak të shembjes së një ure në Delvinë.
Bëhet fjalë për urën e fshatit Leftrehor, prej së cilës kanë mbetur të bllokuar banorët e fshatrave Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj.
Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë pasditen e kësaj të mërkure, ura është shkatërruar totalisht.
Ura është dëmtuar dhe pse është ndërhyrë disa herë këto ditë.
Reshjet me intensitet të lartë e kanë shkatërruar përsëri.
Sot është tentuar përsëri të vihen tonbino, por për shkak të reshjeve nuk u arrit të viheshin në funksion.
