VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, makinat bëhen copash, 3 të plagosur
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Levan-Tepelenë në vendin e quajtur Poçem.
Bëhet me se dije se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 pasagjere dhe shoferi i njërës makinë.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Mallakastër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
