''21 janari'' sipas Berishës/ Ish-kryeministri demokrat para dëshmisë në SPAK: Hetim politik

Ish kryeministri Sali Berisha konfirmoi do të paraqitet në SPAK, të mërkurën  për dëshminë e tij të parë lidhur me 21 Janarin, ndërsa hetimin e cilësoi politik.

Kryedemokrati paralajmëroi ndërkohë se në vijim do ta shohim me dy foltore, një me qytetarët dhe e tjera vetem me demokratët për analizë

Sali Berisha, konfirmoi se do të  paraqitet të mërkurën në prokurorinë e Posacme për dëshminë e parë në cilësinë e ish kryeministrit për çështjen e 21 Janarit, por hetimin e SPAK për ngjarjen e vitit 2011, kur 4 protestues u vranë në Bulevard e cilësoi politik.

Kryedemokrati paralajmëroi se thirrjen për 21 janarin do ta përdorë për ti bërë gjyq publik rivalit politik

Berisha thotë se SPAK ka refuzuar fillimisht të hetojë ngjarjen pasi aty sipas tij dalin përgjegjës përfaqësues të PS, mes të cilëve përmendi kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Para se të japë variantin e tij të ngjarjeve në cilësonë e ish kryeministrit, Berisha përsëriti që qëndrim të vjetër për vrasje shtetërore.

Një ditë pas protestës së parë para kryeministrisë , Berisha paralajmëroi se në vijim do ta shohim në dy foltore, një me qytetarët dhe tjetër vetem me demokratët

Ndërsa vendi përballet me probleme nga moti I keq, kryedemokrati hodhi akuza ndaj institucioneve shtetërore.