Pepa: Edukimi gjinor s’ka të bëjë me përralla, por me barazinë
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2025, 19:58
Në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, përfaqësuesja e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, Ejnxhi Pepa, foli për mënyrën se si Ligji për Barazinë Gjinore zbatohet në praktikë dhe çfarë nënkupton edukimi gjinor në kontekstin e sistemit arsimor dhe shoqërisë.
Gjatë bisedës, Pepa sqaroi se edukimi gjinor nuk ka të bëjë me tregime apo përralla, por me njohjen dhe respektimin e normave gjinore dhe barazisë mes vajzave dhe djemve.
Sipas saj, edukimi gjinor synon të ndërtojë respekt dhe mirëkuptim që në moshë të hershme, duke ndihmuar në zhdukjen e paragjykimeve dhe pabarazive që shpesh lindin nga stereotipet gjinore.
