Kera: Duhet debat mbarëpopullor për Ligjin e Barazisë Gjinore

Teologu Vladimir Kera ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku diskutoi mbi Ligjin e Barazisë Gjinore dhe ndikimin e tij në shoqërinë shqiptare.

Gjatë intervistës, Kera theksoi se është e nevojshme të zhvillohet një debat mbarëpopullor për të kuptuar se çfarë qëndrimi kanë shqiptarët lidhur me këtë ligj, duke theksuar se çështja prek aspekte të ndjeshme të trashëgimisë kulturore dhe konceptuale të shoqërisë.

Sipas tij, ligje të tilla kërkojnë jo vetëm harmonizim me standardet ndërkombëtare, por edhe përputhje me vlerat dhe traditat kombëtare.