Kera kundër ligjit për barazinë gjionore: Kam frikë shkollat...
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2025, 19:44
Teologu Vladimir Kera ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli për Ligjin e Barazisë Gjinore dhe ndikimet që, sipas tij, ky ligj mund të ketë në shoqërinë shqiptare.
Gjatë bisedës, Kera u shpreh se ligji po krijon konfuzion tek të rinjtë, ndërsa ngriti shqetësimin për mënyrën se si këto ndryshime mund të reflektohen në sistemin arsimor dhe në edukimin e fëmijëve.
Sipas teologut, çdo ndryshim ligjor që lidhet me çështje sociale dhe identitare duhet të bazohet në dialog të gjerë publik dhe në ruajtjen e vlerave kulturore e tradicionale të shoqërisë shqiptare.
